(+355)674055500     info@myticket.al

Muzeu Ethnografik në Krujë

Lexo përshkrimin e aktivitetit

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

300,00 lek (Biletë individuale - General Admission - Lek 300)
200,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12 - Lek 200)

Bli Bileta Online


Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*

• Biletë për turistët vendas dhe të huaj 400 lekë
• Biletë grup +12 300 lekë
• Biletë e reduktuar -50% 150 lekë
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 120 lekë
• Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas

*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al

Rreth Aktivitetit / Muzeu Ethnografik në Krujë

Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muze është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit "cardak" e vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së I-rë, unik në trevat Ballkanike. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989. Nëpërmjet mjediseve të brendshme, si edhe objekteve të paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë e traditës së zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe i mënyrës së jetesës, duke filluar që 300 vjet përpara. Autenticiteti i objekteve të këtij muzeu si objektet prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi dhe qëndismat e ndryshme e bëjnë muzeun një nga destinacionet të rëndësishëm të promovimit të vlerave të trashëgimisë sonë kombëtare. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri në 500-vjecare.