(+355)674055500
info@myticket.al


Po

"Djemtë e Detit" dhe Gent Demaliaj Tribute, në nder dhe kujtim të një prej grupeve më me ndikim në lëvizjen muzikore të viteve '90.


Amfiteatri i Tiranës do të ndizet rock, që prej adoleshencës së hershme të Demaliajt me "ëndrrat që për ty i thura", tek baladat e paharrueshme: "Mos qaj", "Jo tani", "Kohë pa ty" etj e deri tek albumet më të rinj, që Genti nuk pati kohë t'i promovonte si duhet; interpretuar nga artistë të brezit të tij si Aurela Gaçe e Aleksandër Gjoka, Redon Makashi e Gjergj Jorgaqi, nga një gjeneratë që e ndoqi Gentin si Rezarta Smaja, e Mateus Frroku, Albina Kelmendi, Lorenc Hasrama e Tiri Gjoci, e deri tek më të rinjtë, Mario Mançeli e Eldis Arrnjeti. Bija që trashëgoi talentin dhe temperamentin e të atit, Edea Demaliaj dhe zonja e shtëpisë Rudi Demaliaj, kanë peshën e tyre artistike dhe emocionale në këtë koncert. Në fakt nuk është thjesht një koncert, por një ngjarje ku bashkohet kujtimi, kënga, koreografia, aktrimi, rrëfimi. Me një orkestër të mrekullueshme, live, ashtu siç Genti do ta kishte dëshiruar.

"Djemte e detit" - Tribute od te zvillohet ne daten 27 Tetor, ora 19:30 tek AMfiteatri i Liqenit te Tiranes. Cmimi i biletes: 1000 leke

Data: 27/10/2021
Ora: 19:30