(+355)674055500     info@myticket.al

Djemtë e Detit Tribute - 27 Tetor 2021


“Djemtë e Detit” dhe Gent Demaliaj Tribute, në nder dhe kujtim të një prej grupeve më me ndikim në lëvizjen muzikore të viteve ’90. Amfiteatri i Tiranës ndizet rock, që prej adoleshencës së hershme të Demaliajt me “Endrrat që për ty i thura” tek baladat e paharrueshme “Mos qaj”, “Jo tani”, “Kohë pa ty” etj. e deri tek albumet më të rinj, që Genti nuk pati kohë t’i promovonte si duhet; interpretuar nga artistë të brezit të tij si Aurela Gace, Aleksander Gjoka, Redon Makashi e Gjergj Jorgaqi, nga një gjeneratë që e ndoqi Gentin si Rezarta Smaja, Mateus Frroku, Albina Kelmendi, Lorenc Hasrama etj, e deri tek më të rinjtë Mario Manceli e Eldis Arrnjeti. Bija që trashëgoi talentin dhe temperamentin e të atit, Edea Demaliaj dhe zonja e shtëpisë Rudi Demaliaj, kanë peshën e tyre artistike dhe emocionale në këtë koncert. Në fakt nuk është thjesht një koncert, por një ngjarje ku bashkohet kujtimi, kënga, koreografia, aktrimi, rrëfimi. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa