(+355)674055500
info@myticket.al

KUSHTET DHE RREGULLAT E PËRDORIMIT TË MYTICKET

Ju lutem lexoni dhe kuptoni Kushtet dhe Rregullat e mëposhtme të Përdorimit, të cilat janë të detyrueshme për të gjitha blerjet e biletave nëpërmjet kësaj Faqe.
Duke përdorur shërbimet në paltformen myticket.al, ju automatikisht keni konfirmuar se pranoni termat dhe kushtet e perdorimit.

1. Hyrje

Kushtet dhe rregullat e përgjithshme të përdorimit do të zbatohen për të gjithë gamën e ofertave të disponueshme online në www.myticket.al.

Platforma myticket.al eshte zhvilluar nga kompania E-Business Solutions shpk, me seli ne Tirane. E-Business Solutions shpk rezervon të drejtën për të rinovuar apo ndryshuar këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme të Përdorimit në ҫdo kohë, dhe këto ndryshime do të hyjnë në fuqi menjëherë, që nga momenti që do të bëhen publike në Faqe.

E-Business Solutions shpk rezervon të drejtën, bazuar në gjykimin e saj dhe pa asnjë një njoftim paraprak, për të ndërprerë apo ndryshuar Faqen në tërësi apo pjesërisht.

2. Përdorimi i Faqes së Internetit

Kjo Faqe mund të përdoret ekskluzivisht vetëm për qëllime private. Blerësi është i detyruar të përdorë materialin e kësaj faqe interneti për t'u vetinformuar mbi Eventet apo Ofertat si edhe për të blerë bileta dhe produkte të tjera për përdorim vetjak. Përdorimi i kësaj faqe, përtej këtyre kufizimeve, është i mundur vetëm në rast se blerësi ka marrë leje dhe miratim të shprehur nga E-Business Solutions shpk. Pa pëlqimin e shprehur me shkrim të E-Business Solutions shpk, është e kategorikisht e ndaluar për të ngritur Deep Links në këtë faqe interneti, për ҫfarëdo arsye.

Kjo Faqe nuk është e përshtatshme për të miturit. Rezervimi dhe prenotimi i biletave apo i produkteve të tjera lejohet vetëm për persona mbi 18 vjeҫ.

Blerësi duhet të mbajë të gjitha të dhënat e hyrjes ne llogarine personale në këtë platfomre, apo te dhena konfidenciale, dhe duhet të informojë menjëherë E-Business Solutions shpk nëse zbulon apo dyshon për përdorim të paautorizuar të llogarisë së tij si përdorues. Në këto raste blerësi është gjithashtu përgjegjës për përdorimin e paautorizuar të Faqes.

Të gjitha deklaratat e paraqitura nën fjalëkalimin apo të dhënat e tjera hyrëse të blerësit, do të jënë efektive për dhe kundrejt blerësit. Përdoruesi është i dëtyruar të mos përdorë asnjë Robot apo Spider software, ose të përpiqet me ҫdo mjet tjetër (automatik apo manual) për të monitoruar apo kopjuar këtë Faqe dhe përmbajtjen e saj. Blerësi është gjithashtu i detyruar të mos prishë funksionimin normal të kësaj Faqe në asnjë formë, dhe në veҫanti me anë të mbingarkimit të qëllimshëm të infrastrukturës së sistemit të E-Business Solutions shpk.

E-Business Solutions shpk do të ndjekë dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme ligjore, sipas të drejtës civile dhe penale, kundër ҫdo përdorimi të paligjshëm dhe/ose të paautorizuar të kësaj faqe, në veҫanti në lidhje me blerjen apo shitjen e paautorizuar të biletave, apo për inkuadrim të paautorizuar të Faqes, apo për aplikimin e paautorizuar të ndonjë software-i Robot apo Spider apo të ҫdo lloj software-i tjetër.

3. Ndalimi i përdorimit për qëllim tregtar

Asnjë pjesë e kësaj Faqe nuk mund të përdoret për qëllime tregtare, përveҫse në rastin kur ka një miratim paraprak të shkruar nga ana e E-Business Solutions shpk. Në mënyrë të veҫantë, ҫdo rishitje e biletave, është rreptësisht e ndaluar.

Biletat gjithashtu nuk mund të shiten në mënyrë private me një ҫmim më të lartë se ҫmimi i printuar në biletë plus tarifat e ngarkuara në momentin e blerjes së biletës.

E-Business Solutions shpk ruan të drejtën për të ndaluar hyrjen e ҫdo klienti apo të mos pranojë porosinë e biletave te cilitdo klienti, të cilin E-Business Solutions shpk e di apo për të cilin ka një dyshim të arsyeshëm që ai/ajo bashkëpunon me nje ndërmjetës tjetër biletash, apo me një tregtar të tregut të zi, apo që ai/ajo përdor një program automatik për porositë e biletave ose porosit më shume bileta se sa numri maksimal i lejuar ligjërisht nga E-Business Solutions shpk për perdorues.

Përtej kësaj, shkelja e këtyre Rregullave dhe Kushteve të Përdorimit do të ҫojë drejt humbjes së të drejtës për të hyrë në eventin respektiv, pa asnjë kompensim, dhe bileta në fjalë do të bëhet e pavlefshme.

4. Palët në kontratë

E-Business Solutions shpk dhe MyTicket.al nuk është organizator i Eventeve që ofrohen në Faqe. Eventet organizohen nga pronarët e eventeve sipas legjislacionit shqiptar, akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë të drejtën e autorit.

Vendorët (Promovuesit) përkatës të cilat janë gjithashtu lëshuesit e biletave. Nëpërmjet blerjes së biletave, marrëdhënia kontraktuale në lidhje me pjesëmarrjen në Event, krijohet mes blerësit përkatës dhe Vendorit përkatës. Në momentin e bërjes së rezervimit, E-Business Solutions shpk është vetëm ndërmjetësi që siguron ofertën në emër dhe për llogari të Vendorit përkatës, dhe proceson kontratën për biletat/produktet respektive për Vendorin përkatës me Blerësin përkatës.

MyTicket.al i shet biletat në emër të Vendorit përkatës në statusin e agjentit apo agjentit me komision, përveҫ rastit kur E-Business Solutions shpk është deklaruar shprehimisht si Vendori në një rast të veҫantë. Në mënyrë të veҫantë MyTicket nuk mban përsipër rrezikun e falimentimit të vendorit përkatës. Së bashku me kërkesat për blerje biletash, blerësi udhezohet nga E-Business Solutions shpk për të kryer blerjen e biletave, ku përfshihet edhe dërgimi i biletave.

5. Mbyllja e kontratës

Blerësi bën ofertën për mbylljen e kontratës në momentin që klikon mbi butonin "Konfirmo blerjen" në faqen ku bëhet porosia për ofertën në fjalë. Vetëm në momentin që është bërë ndarja dhe dërgimi i numrit të transaksionit nga MyTicket.al drejt blerësit, atëherë mund të quhet kontrata e lidhur mes blerësit dhe partnerit respektiv kontraktues (Vendori).

6. Pergjegjesia e informacionit

Detajet dhe të dhënat e Eventit të cilat shfaqen në Faqen e MyTicket.al, si psh vendndodhja e eventit, ora e eventit, përmbajtja e eventit, do të vihen në dispozicion të E-Business Solutions shpk nga Vendorët përkatës, dhe asnjë ekzaminim nuk do t'i bëhet këtij informacioni nga ana e E-Business Solutions shpk.

MyTicket.al nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi përsa i përket saktësisë së të dhënave të ofruara. Detajet më të fundit të eventit, veҫanërisht përsa i përket ditës aktuale të eventit, mund të sigurohen saktësisht nga faqet zyrtare të internetit të Vendoreve apo të artistëve, apo edhe nëpërmjet cdo burimi tjetër të aksesueshëm si edhe në shtypin e përditshëm.

7. Pagesa dhe përbërësit e ҫmimit

Për arsye sigurie, E-Business Solutions shpk rezervon të drejtën për të aplikuar kufizime dhe përjashtime të metodave të pagesës që përdoren nga ana e blerësit për të blerë bileta.

Çmimet e biletave dhe tarifat përmbajnë edhe detyrimin ligjor të TVSH-së. Çmimi total i porosisë ku përfshihen edhe tarifat, duhet të paguhet menjëherë pas lidhjes së kontratës. Blerja mund të bëhet me kartë krediti, karte debiti, pagese cash ne rrjetin Unionnet-WesternUnion, dhe për disa evente edhe me debitim direkt apo me transfertë bankare.

Me blerjen e biletave dhe shërbimin e ofruar, të cilat mund të variojnë sipas eventit, ngarkohen edhe tarifa. Këto tarifa tregohen dhe komunikohen tek blerësi; nuk ka asnjë kosto përtëj kostove të treguara.

Shërbime opsionale shtesë, në rastet kur ofrohen, ofrohen veҫmas dhe faturohen shtesë së bashku me kostot respetive të shfaqura.

8. Shpërndarja dhe dorëzimi

Biletat dërgohen tek blerësi në mënyrë elektronike. Shpërndarja e biletave do të kryhet me metodën e zgjedhur nga shitësi, pasi ka mbaruar lidhja e kontratës dhe pagesa.

Gjithmonë duhen kontrolluar biletat kur merren në dorëzim dhe duhet lajmëruar E-Business Solutions shpk për ndonjë gabim. Gabimet kur bëhet porosia nuk mund të rregullohen gjithmonë dhe disa korrigjime mund te mos jene te mundura pas perfundimit te blerjes.

E-Business Solutions shpk nuk mban pergjegjesi per vendosjen e te dhenave te pasakta nga ana e klientit fundor gjate blerjes, cka mund te coje ne mos-marrjen e sherbimit te kerkuar. Ne rast se keni hasur nje problem te tille, duhet te kontaktoni menjehere ne adresen zyrtare: info@myticket.al

9. Kthimi dhe e drejta e tërheqjes nga kontrata

E-Business Solutions shpk ofron shërbim në fushën e argetimit, eventeve artisitke e kutlurore, të transportit etj. Bileta nuk mund të transferohent, ndërrohet, apo të kompensohet pasi është blerë, për arsye të tjera nga ato që janë përcaktuar në këto kushte dhe rregulla përdorimi. Çdo porosi për bileta është e detyrueshme menjëherë pas konfirmimit nga E-Business Solutions shpk në emër të Vendorit respektiv dhe e detyron blerësin të pranojë dhe të paguajë për biletat e porositura.

10.Rimbursimi

Në rastin e (a) anullimit ose (b) shtyrjes së eventit, vetëm blerësi ka të drejtë të kërkojë të drejtën kundër vendorit respektiv për rimbursimin e ҫmimit të biletës së paguar. Këto pretendime ekzistuese do të rregullohen në detaje nga statuti ose aty ku është e zbatueshme, nga kushtet e përgjithshme të vendorit deri në masën që ato kanë fituar zbatueshmëri në lidhje me klientin.

Nëse është rënë dakord kështu mes vendorit dhe E-Business Solutions shpk, në raste të veҫanta, E-Business Solutions shpk duhet, në emër të vendorit, të bëjë rimbursimin e ҫmimit të biletës. Rimbursimi në këtë rast duhet të përfshijë ҫmimin e biletës si edhe të gjitha tarifat e përllogaritura. Në rast se anullimi apo shtyrja e eventit nuk vjen si pasojë e një mospërmbushje të detyrimeve për përgjegjësi të MyTicket apo të agjentëve të saj, për ekzekutimin apo kryerjen e detyrimeve, E-Business Solutions shpk nuk është as përgjegjëse për rimbursimin e shitjes.

11. Thyerja e detyrimeve nga palët e treta

E-Business Solutions shpk nuk njeh dhe/ose merr përsipër asnjë përgjegjësi për veprimet, mosveprimet apo të tjera marrëdhënie të përdoruesve të palës së tretë, përdoruesve të E-Business Solutions shpk, partnerët e reklamave dhe/ose sponsorët e Faqes të cilët janë të lidhur me shërbimin e E-Business Solutions shpk apo me përdorimin e Faqes. E-Business Solutions shpk nuk është përgjegjëse për produktet, shërbimet dhe veprime apo mosveprime të tjera të vendodhjes së vendit të shfaqjes, artistit, organizatorit apo palëve të treta të cilëve u referohet Faqja apo me të cilët është e lidhur Faqja në ndonjë mënyrë tjetër.

Në mënyrë të barabartë, blerësit mund të informojnë E-Business Solutions shpk për sjelljen e papërshtatshme të blerësve të tjerë, partnerëve reklamues dhe palëve të tjera kontraktuale të E-Business Solutions shpk. E-Business Solutions shpk ruan të drejten për të ndjekur pretendime të tilla dhe për të ndërmarrë të gjithë hapat sipas gjykimit të saj. Nëpërmjet kësaj lidhjeje nuk mund të kërkohet asnjë pyetje për sa i përket një urdhër-porosie të mëparshme apo të tanishme; për të bërë këtë, duhet te kontakohet me kujdesin e klientit.

12. Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave

E-Business Solutions shpk mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar).

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.myticket.al, E-Business Solutions shpk mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve elektronike të cilët regjistrohen në sistemet e saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është opsional dhe vullnetar nga përdoruesit e faqes.

Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@myticket.al

E-Business Solutions shpk siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore/informative të ofrimit të shërbimit.

E-Business Solutions shpk garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar).

Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të E-Business Solutions shpk, do të përpunohen dhe kontrollohen ekskluzivisht nga punonjësit/bashkëpunëtorët tanë. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të E-Business Solutions shpk.

13. Pronësia Intelektuale

Logo dhe dizajni i MyTicket.al si edhe të gjitha markat tregtare dhe logot në këtë Faqe mbrohen nga E-Business Solutions shpk dhe partnerët e saj të biznesit si marka tregtare të rregjistruara dhe të përdorura. Secila prej këtyre markave tregtare apo logove mund të riprodhohen dhe/ose të përdoren vetem me një leje të shkruar nga E-Business Solutions shpk apo nga partnerët e saj përkatës të biznesit. E njëjta gjë aplikohet për të gjithë përmbajtjen dhe software-in e Faqes MyTicket.al e cila është ekskluzivisht pronësi intelektuale e E-Business Solutions shpk dhe mbrohet nga e drejta e autorit.

14.  Të ndryshme

  1. Sendet e mëposhtëm nuk mund të sillen në vendndodhjen e një Eventi: foto, filmime apo pajisje të tjera rregjistruese, pije alkoolike, drogë, shishe dhe pajisje qelqi, shishe plastike, kanaҫe, fishekzjarre, armë zjarri apo ҫfarëdo sendi i rrezikshëm. Çdo send apo pajisje e tillë do të konfiskohet. Për me tepër referoju kushteve të përgjithshme të përdorimit të Organizatorit të Eventit.
  2. 2. Mund të ndodhë që klienti të kontrollohet përpara hyrjes në një Event. Kujtdo që nuk do të pranojë dhe kundërshtojë kontrollin, mund t'i mohohet hyrja në event pa asnjë të drejtë për rimbursim të shumës së paguar.

15. Cookies

Ne përdorim cookies për t’ju siguruar eksperiencën më të mirë në faqen tonë. Nëse vazhdoni lundrimin në faqen tonë pa ndryshuar konfigurimet tuaja, supozojmë se jeni të kënaqur të pranoni cookies nga faqja jonë.

Cookies janë skedarë të vegjël teksti të koduar të cilët janë të pozicionuar në kompjuterin tuaj ose në pajisje të tjera që janë duke përdorur këtë faqe interneti. Faqja e internetit përdor cookies për të mbledhur informacione rreth jush.

Ne përdorim cookies për arsyet e mëposhtme:

  • Për arsye marketingu, për të reklamuar banera të personalizuar.
  • Për të identifikuar dhe monitoruar udhëtimin tuaj në faqen tonë të internetit dhe për të rregjistruar blerjet online. Kjo na ndihmon që të identifikojmë probleme të shfaqura dhe për të përmirësuar udhëtimin e klientëvë tanë.
  • Na mundëson informacion rreth përdorimit të faqes sonë dhe duke i bashkangjitur dhe informacionin rreth blerjeve tuaja , na ndihmon për të përmirësuar dhe zhvilluar produktet dhe shërbimet që ne ofrojmë.
  • Për të na siguruar që artikujt e përzgjedhur janë vendosur në koshin tuaj dhe blerja juaj është proçesuar si duhet.
  • Ju mund të ndryshoni specifikat e browser për të refuzuar cookies. Për të mësuar si mund t’i çaktivizojmë ju lutem vizitoni www.aboutcookies.org. Ju lutem, mbani mend që disa cookies janë të rendesishme në mënyre që ju të proçedoni me blerjen në faqen e internetit dhe nëse ju refuzoni cookies kjo mund të ndikojë në mosfunksionimin e faqes së internetit dhe mund tju pengojë pëe të kryer blerjen online.
  • Në asnjë moment, cookies tonat apo ato të palëve të treta rregjistrojne të dhënat tuaja personale të pagesës.

Ne i kemi klasifikuar cookies tona në dy lloje të ndryshme; cookies direkte dhe të palëve të treta. Direkte jane ato që janë vendosur nga myticket.al për t’ju ofruar juve një eksperiencë të plotë dhe funksionale blerje në faqen tonë të internetit. Cookies të palëve të treta janë vendosur nga partnerët tanë të biznesit si Social Media, Analytics dhe Adobe të cilat i përdorim për të shfaqur video dhe përfituar statistika.

Ne jemi përpjekur të sigurohemi që klientët tanë të kenë vizibilitet të plotë të cookies që përdoren në faqen tonë. Faqja jonë e internetit kërkon pranimin e disa cookies të përcaktuar që të mundësojë blerjen tuaj ne myticket.al. Gjithsesi nëse dëshironi që të kufizoni ose bllokoni cookies ju mund të përdorni browser tuaj për ta bërë këtë.

17. Dispozitat e fundit

Nëse një apo më shume dispozita të këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme të Përdorimit bëhet e pavlefshme, pjesa tjetër Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme të Përdorimit do të vazhdojë të jetë e vlefshme dhe vlefshmëria e kontratës nuk do të preket.