(+355)674055500     info@myticket.al

Parku Kombëtar i Butrintit

Lexo përshkrimin e aktivitetit

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

800,00 lek (Biletë individuale - General Admission - Lek 800)
700,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12 - Lek 700)
600,00 lek (Biletë Grupi +50 - Group Ticket +50 - Lek 600)

Bli Bileta Online


Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*

• Biletë për turistët vendas dhe të huaj 1000 lekë
• Biletë grup +12 800 lekë
• Biletë e reduktuar -50% 500 lekë
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 300 lekë
• Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
• Anëtarë ICOM Hyrja falas
Oraret e vizitueshmërise: E hënë: mbyllur
E martë - E shtunë: 09:00-16:00
E diel: 09:00-14:00

*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al

Rreth Aktivitetit / Parku Kombëtar i Butrintit

Butrinti ndodhet në një kodër të ulët në fund të gadishullit të Ksamilit, i cili ndan detin Jon nga liqeni i Butrintit. Ky sit, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri u shpall Monument Kulture që në vitin 1948. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s. Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës. Kufijtë e këtij Parku shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra. Krijimi i Parkut Kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit, për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997. Në këtë kuadër u krijua edhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit, e cila luan një rol determinant për menaxhimin dhe ruajtjen e vlerave të Parkut.