(+355)674055500     info@myticket.al

Kalaja e Gjirokastrës

Lexo përshkrimin e aktivitetit

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

300,00 lek (Biletë individuale - General Admission - Lek 300)
200,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12 - Lek 200)

Bli Bileta Online


Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*

• Biletë për turistët vendas dhe të huaj 400 lekë
• Biletë grup +12 300 lekë
• Biletë e reduktuar -50% 200 lekë
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 120 lekë
• Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
Oraret e vizitueshmërise: E hënë: mbyllur
E martë - E shtunë: 09:00-16:00
E diel: 09:00-14:00

*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al

Rreth Aktivitetit / Kalaja e Gjirokastrës

Kalaja është një histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Megjithatë, historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot. Duke filluar nga viti 1968, skena e gurtë e Kalasë së Gjirokastrës pret me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folk-ut në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik të Gjirokastrës. Njëkohësisht, gjatë këtyre viteve, mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshme kulturore. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.