(+355)674055500     info@myticket.al

Muzeu Kombëtar ikonografik "Onufri"

Lexo përshkrimin e aktivitetit

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

300,00 lek (Biletë individuale - General Admission - Lek 300)
200,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12 - Lek 200)
400,00 lek (Biletë Audio Guide - Audio Guide Ticket - Lek 400)
300,00 lek (Grupi Audio Guide +12 - Audio Guide Group +12 - Lek 300)

Bli Bileta Online


Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*

• Biletë për turistët vendas dhe të huaj 400 lekë
• Biletë grup +12 300 lekë
• Biletë e reduktuar -50% 200 lekë
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 120 lekë
• Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
Oraret e vizitueshmërise: E hënë: mbyllur
E martë - E shtunë: 09:00-16:00
E diel: 10:00-15:00

*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al

Rreth Aktivitetit / Muzeu Kombëtar ikonografik "Onufri"

Muzeu Kombëtar Ikonografik, "Onufri", institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Kulturës ushtron aktivitetin e tij në kishën e rindërtuar në vitin 1797 në Lagjen Kala, e cila ka qenë katedralja e qytetit.
Katedralja është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh, që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe të qytetit të Beratit, ku 106 janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike, të cilat i përkasin piktorëve ikonografë shqiptarë që krijuan në shekujt XIV - XX si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku dhe cetirët (Gjergji, Nikolla, Johani, Naumi, Gjergji i riu) dhe të shumë piktorëve të tjerë anonimë. Muzeu ka tri salla kryesore, në të cilat janë të ekspozuara veprat më të mira të autorëve që përmendëm më lart si edhe vepra të autorëve të tjerë. Vec ikonave të ekspozuara në mjediset e muzeut, një seri të vecantë përfaqësojnë edhe ikonat e vendosura në ikonostasin e praruar të kishës, të cilat janë vepra të piktorit Joan cetiri. Në vitrina janë të ekspozuara edhe disa tekstile dhe objekte metalike, të cilat dëshmojnë për një traditë artizanale të një niveli të lartë të Trevës së Beratit.