(+355)674055500     info@myticket.al

Kalaja e Shkodrës

Lexo përshkrimin e aktivitetit

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

300,00 lek (Biletë individuale - General Admission - Lek 300)
200,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12 - Lek 200)

Bli Bileta Online


Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*

• Biletë për turistët vendas dhe të huaj 400 lekë
• Biletë grup +12 300 lekë
• Biletë e reduktuar -50% 200 lekë
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 120 lekë
• Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
Oraret e vizitueshmërise: E hënë: mbyllur
E martë - E shtunë: 09:00-16:00
E diel: 09:00-14:00

*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al

Rreth Aktivitetit / Kalaja e Shkodrës

Kalaja e Shkodrës (Rozafa) është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës, e rrethuar prej ujërave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese, të cilat zënë një sipërfaqe rreth 9 hektarë tokë. Sipërfaqja e brendshme e kalasë ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretë, i cili është më i vogël se të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës. Në muret dalës të tij, ka të dala drejtkëndëshe që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm, kullat janë më të dendura. Brenda kështjellës ka disa ambiente që lidhen me një kullë rrethore, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohës veneciane. Oborri i dytë zë pjesën qendrore dhe më të madhe të kalasë, duke u ndarë nga oborri i parë me një mur tërthor pa kulla.
Kjo kala është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike, e cila është vlerësuar jo vetëm nga historianët e kohës por dhe nga udhëtarët e shumtë, si një /10 e rëndësishme jo vetëm për historinë që mbart, por dhe si një monument i rëndësishëm i promovimit të vlerave historike të një populli, i cili ka një histori të hershme.