(+355)674055500
info@myticket.al

Myticket.al - Platforme per bileta online

MyTicket, e themeluar në 2016,  është  platformë për administrimin dhe shitjen e biletave të eventeve të shumëllojshme si: ndeshje sporti, shfaqje teatri dhe kinemaje, estradë dhe show artistike, koncerte dhe festivale muzikore por jo vetem, muze dhe ekspozita, evente korporative dhe festa familjare, udhëtime dhe paketa turistike etj.

Misioni ynë është t'ju sigurojmë të gjitha lehtësirat e mundshme në  procesin e blerjes së biletave elektronike për evente të ndryshme të reklamuara në faqen tonë. Dëshirojmë që shërbimi ynë të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë dhe prandaj jemi gati në ҫdo kohë të marrim parasysh feedback-un tuaj ndaj përdorimit të faqes sonë, dhe te bëjmë maksimumin për të përmirësuar eksperiencën tuaj të blerjes pranë nesh.

Platforma MyTicket.al është relativisht e re e zhvilluar së fundmi, ndaj ka shfrytëzuar avantazhet e ofruara nga zhvillimet teknologjike më të fundit që shërbimi ndaj jush të jetë sa më gjithëpërfshirës.

Qëllimi i MyTicket është t'jua bëjë  më të lehtë aksesin si në jetën kulturore dhe sociale të qytetit tuaj por edhe me tej duke ju ofruar informacion mbi aktivitetet më të fundit kulturore, sportive, sociale, artistike që zhvillohen pranë jush. Ne e bejmë më komode sigurimin e biletave për këto evente pa u detyruar të paraqiteni domosdoshmerisht nëpër sportele për blerjen e tyre.

Të gjitha biletat që shiten nëpërmjet faqes tonë janë 100% të sigurta dhe të miratuara në mënyrë zyrtare nga organizatorët e eventeve përkatëse.

Të dhënat tuaja personale si edhe të dhënat për blerjen mbahen të fshehta dhe të sigurta.

Ne ju sigurojmë se biletat do të jenë në dorën tuaj në kohë dhe në afatin e duhur.  Përveҫ blerjes online dhe dërgimit me e-mail të biletës elektronike, në ҫdo rast sipas kërkesës tuaj ose nëse kërkohet nga organizatori i eventit, do t'ju sjellim me postë biletat pranë vendit ku ju banoni.

Për ҫdo paqartësi, problem apo kërkesë për informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni në përmjet të gjitha mënyrave të kontaktit të shënuara në faqen tone. Stafi ynë ka ekperiencën e duhur dhe përkushtimin maksimal për t'ju ndihmuar dhe për t'jua bërë sa më të këndshëm lundrimin në faqen tonë.

Platforma MyTicket.al është platformë për administrimin dhe shitjen e biletave të eventeve të shumëllojshme: ndeshje të sporteve të ndryshme, shfaqje teatri dhe kinemaje, estrade dhe show artistike, muze dhe ekspozita, evente korporative dhe festa familjare, etj.

Nuk ka rëndësi nëse kompania që drejtoni është e vogël apo e madhe, nuk ka rëndësi  lloji i eventit që do të organizoni, tashmë me MyTicket.al ju do të përfitoni nga lehtësitë në përdorim, struktura modulare dhe shërbim cilësor i platformës MyTicket.al.

Kod unik

Platforma MyTicket.al është zhvilluar duke u bazuar në një kod të vetëm unik për të gjithë përdoruesit pavarësisht nga lloji apo madhësia. Kompozimi i platformës MyTicket.al bazohet në module standarde me dizajn industrial – racionalitet dhe inxhinieri.

Si rrjedhim,  personalizimi I platformës MyTicket.al sipas nevojave të kompanive të ndryshme, realizohet duke personalizuar parametrat e platformës pa pasur nevojë që të personalizohet gjithë platforma.

Arkitekturë moderne

Platforma MyTicket.al është relativisht e re e zhvilluar së fundmi, ndaj ka shfrytëzuar avantazhet e ofruara nga zhvillimet teknologjike më të fundit si psh shërbimet web-service.

Web-based

Platforma MyTicket.al është zhvilluar bazuar në arkitekturë web server që mundëson përdorimin nga numër i pakufizuar i përdoruesve nëpërmjet web browser gjërësisht të përdorshëm si MS Internet Explorer, Google Chrome, Mozilla Firefox, Safari, etj, në cdo PC të lidhur me rrjetin e kompanisë ose nëpërmjet internetit.

Platforma MyTicket.al ofron mundësinë e përdorimit lokalisht duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit në rast të problemeve në kanalet e komunikimit.

Modular dhe fleksibël

Platforma MyTicket.al është zhvilluar bazuar në strukturë modulare duke krijuar mundësinë e zgjerimit dhe rritjes në perputhje me rritjen e kompanisë. Cdo modul i ri mund të shtohet gjatë përdorimit duke reduktuar investimin fillestar në përputhje me kerkesat konkrete në fazën fillestare.

Përdorimi i gjithanshëm dhe i pakufizuar i shërbimeve web-service garanton lidhjen dhe integrimin e platformës MyTicket.al me sisteme të tjera që përdor kompania si kontabiliteti, bilanci, pasqyra e rrjedhjes së parasë, etj dhe perfitimet janë të prekshme.

Multi Kompani

Platforma MyTicket.al është zhvilluar duke u bazuar në strukturë multi-kompani. Platforma MyTicket.al është e përshtatshme për kompani që kërkojnë sinergji dhe integrim të përqëndruar në një zonë shërbimi.

Edicione

Platforma MyTicket.al përbëhet nga module të cilat mbulojnë cdo lloj nevoje për shërbimin e biletave elektronike. Platforma oferohet në tre edicione: sportel, agjenci dhe web për t'i shërbyer klientëve të kompanisë kudo dhe në cdo moment 24/7.

Integrim i përsosur

Platforma MyTicket.al ka fleksibilitetit e përshtatjes dhe integrimit me shumëllojshmëri pajisjesh që përdoren në sistemet e biletave elektronike, si për pajisjet e aksesit porta të llojeve të ndryshme, ashtu edhe për pajisjet e kontrollit – lexues bar-code, static ose mobile, të integruar ose lokale.

Lehtësia në përdorim

Platforma MyTicket.al është zhvilluar duke u fokusuar të përdoruesit: kompania që shet bileta dhe që administron platformën të ketë përdorim sa më të lehtë për organizmin e filet të personalizuar të kompanisë; blerësi i biletave të realizojë sa më lehtë blerjen e biletës që dëshiron.

Si funksionon?

Krijimi i eventit

Shitësi i biletave ka mundësi të krijojë cdo lloj eventi dhe aktiviteti brenda pak minutave. Përdoruesi i soft sistemit plotëson të dhënat, zgjedh llojet e biletave dhe sistemi është operativ.

Në rastin e futbollit:

- event është cdo ndeshje individuale e luajtur nga ekipi.

- aktiviteti është cdo garë ku ekipi dhe klubi merr pjesë. Shembuj të aktiviteteve janë: Superliga, Kupa e Republikës, Superkupa, ndeshjet ndërkombëtare, ndeshjet miqësore, etj.

Promovimi i eventit

Shitësi i biletave njofton publikun për eventin që do të zhvillohet, gjithashtu zgjeron audiencën duke përdorur mjete promocionale të ndryshme.

Njoftohen tifozët dhe sportdashësit e ekipit për ndeshjen e rradhës dhe për biletat e ndeshjes. Gjithashtu njoftohen tifozët apo sportdashësit e ekipit mik dhe publiku i gjerë për ndeshjen dhe biletat.

Zhvillimi i Eventit

Shitësi I biletave mbikëqyr dhe kontrollon biletat e shitura dhe të pashitura, ndërsa ditën e ndeshjes kontrollon dhe monitoron pjesëmarrjen në event.

Vështrim i përgjithshëm

One-stop shop

Lehtësi në krijimin, promovimin dhe manaxhimin e cdo detaji të eventit tuaj me MyTicket.al

Krijimi i eventit me lehtësi dhe shpejtësi brenda pak minutave

File i eventit integrohet në webfaqen tuaj

Promovohet eventi në rrjete sociale dhe portale

Kinema dhe teatër

Zgjeroni shitjet e biletave tuaja

Përgatisni, manaxhoni dhe shisni cdo event që dëshironi

Shërbimi i biletarisë në sportelin tuaj dhe në webfaqe apo agjenci ju garantojnë një ekpseriencë fantastike për ju dhe spektatorët tuaj.

Rrisni shitjet me mjetet promocionale të përfshira në platformë

Krijoni hartën e karrigeve dhe biletave të rezervuara

Shisni dhe skanoni biletat në hyrje me mjete të besueshme

Sporti

Risi në administrimin e ndeshjeve.

Mbështetuni në një platformë administrimi të kolauduar dhe të besueshme për ndeshje të ndryshme. Ndeshje të superliges apo të kupes së republikes

Rrisni shitjet

Shërbim 24/7 në cdo situatë

Aksesoni të dhënat e shitjeve në cdo kohë

Muzika

Zgjeroni shitjet e biletave tuaja

Përgatisni, manaxhoni dhe shisni cdo event muzikor që dëshironi – show individual apo festival disa ditor. Shërbimi i biletarisë në sportelin tuaj dhe në webfaqe apo agjenci ju garantojnë një ekpserience fantastike për ju dhe fansat tuaj.

Rrisni shitjet me mjetet promocionale të përfshira në platformë

Krijoni hartën e karrikeve dhe biletave të rezervuara

Shisni dhe skanoni biletat në hyrje me mjete të besueshme

Festivale

Rrisni pjesëmarrjen në evente

Kontaktoni me shumë persona me promocionin në rrjetet sociale dhe lidhuni me komunitetin e miliona pjesëmarrësve në evente. Ekipi ynë me pervojë, shërbimet në vendin e eventit dhe platforma e biletarisë garantojnë kënaqësinë dhe eksperiencën pozitive për të gjithë.

Ofroni opsione të shumëfishta të biletave dhe ulje në cmime

Shisni bileta online, me mobile dhe në vendngjarje

Shmangni rradhët duke përdorur mjete të ndryshme për manaxhimin e hyrjes në event

Konferenca

Ripërcaktoni regjistrimin

Eshtë e thjeshtë përgatitja, manaxhimi dhe përpunimi i regjistrimit në konferenca të llojeve të ndryshme. Regjistrimi i shpejteë dhe me lehtësi online dhe mobile ju ndihmon në rritjen e numrit të regjistrimeve për eventin tuaj

Grumbulloni informacion për pjesëmarrësit nëpërmjet formularit të regjistrimit

Manaxhoni anëtarësinë dhe uljet në tarifat e regjistrimit

Pa tarifa për pergatitjen e file-it, tarifa mujore, kontrata

Festa

Bashkohuni në komunitet

Po planifikoni një takim brezash, një BBQ në oborrin e shtëpisë, një takim pas festës së kompanisë? Përgatisni një webfaqe, dërgoni ftesat, kontrolloni përgjigjet, arkëtoni pagesat të gjitha në një vend të vetëm. Kurseni kohë dhe organizohuni.

Publikoni eventin tuaj në facebook

Shkarkoni listen e të ftuarve në telefonin tuaj ose printojeni

Falas për eventet falas pa biletë

Aktivitete Politike

Revolucionarizoni eventet politike

Nga eventet me pjesëmarrje falas, si: town-halls, marshimet, seminaret, ceremonitë te ato me pagese për mbledhjen e fondeve si gala, darka, MyTicket.al ju vjen në ndihmë të organizoni sa më mirë eventet dhe të kontaktoni sa më shumë njerëz.

Pergatisni faqe eventi të dedikuar sipas nevojave tuaja

Ndërtoni databazën me emailat e pjesëmarrësve në event

Platformë e gjithëpërdorur nga kompanitë e marketingut politik

Mbledhje Fondesh

Rrisni vëmendjen e publikut

Organizoni një event për mbledhje fondesh për një grup shoqëror ose për një cështje të rëndësishme. Nga pergatitja te regjistrimi dhe njoftimi i eventit, ne ju ndihmojmë që të manaxhoni sa më mirë mbledhjen e fondeve në cdo etapë të saj.

Kontaktoni sa më shumë komunitete me rrjetet sociale

Arkëtoni donacionet online