(+355)674055500     info@myticket.al

Muzeu Kombëtar "Gjergj Kastrioti" Krujë

Lexo përshkrimin e aktivitetit

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

400,00 lek (Biletë individuale - General Admission - Lek 400)
300,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12 - Lek 300)

Bli Bileta Online


Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*

• Biletë për turistët vendas dhe të huaj 500 lekë
• Biletë grup +12 400 lekë
• Biletë e reduktuar -50% 250 lekë
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 150 lekë
• Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
Oraret e vizitueshmërise: E hënë: mbyllur
E martë - E shtunë: 09:00-16:00
E diel: 10:00-15:00

*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al

Rreth Aktivitetit / Muzeu Kombëtar "Gjergj Kastrioti" Krujë

Përurimi i muzeut është bërë më 1 nëntor 1982. Muzeu u ndërtua në Kalanë e Krujës, si kryeqendra e shtetit të Arbërit dhe personifikimi i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali, që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale dhe riprodhime autentike, që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Aty numërohen pavijone të tilla si: pavijoni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavijone janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambana e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.