(+355)674055500     info@myticket.al

Porto Palermo Festival – Edicioni i 2-të


Në Kalanë e Porto Palermos, zhvillohet edicioni i dytë i festivalit muzikor të organizuar nga violinisti Olen Çesari, i cili bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj. Ky festival synon gjithashtu rikthimin e vëmendjes në vlerat e trashëgimisë kulturore. Si asnjëherë më parë në kalanë e Ali Pashë Tepelenës, në Porto Palermo, e cila njëkohësisht shërbeu edhe si port, ndizen dritat jo vetëm për të nxjerrë në pah këtë bukuri të historisë por për të pritur në hapësirat e lashta, festivalin më të gjatë artistik të kësaj vere. Festivali i cili ka nisur që në 16 Korrik do të vazhdojë për çdo fundjave në hapësirat kalasë, duke shoqëruar çdo udhëtar që drejtohet për në Jug të Shqipërisë deri më 14 Gusht. Biletat për këtë event u shitën nga MyTicket.al.

Kthehu mbrapa