(+355)674055500     info@myticket.al

Sunny Hill Festival / 26-27-28 Gusht 2022


Në datat 26, 27, 28 Gusht 2022, në Tiranë, pranë Liqenit Artifical u zhvillua Sunny Hill Festival. Ky aktivitet pati përmasa ndërkombëtare për sa i përket organizimit dhe të ftuarve të cilët debutuan në Festival. Festivali më i dashur i vitit në Kosovë, organizohet në Tiranë për herë të pare. Për tri netë me radhë, Tirana ishte një qendër mikpritëse për të gjithë artistët prezentë, të cilët shijuan performancat bashkë me publikun e shumtë të pranishëm. Disa nga artistët të cilët ishin të ftuar dhe performuan duke dhënë spektakël për të gjithë të pjesëmarrësit ishin: Fedez, Stormzy, Hardwell & Afrojack, Capital T, Ledri Vula, Mc Kresha & Lyrical Son, Elgit Doda, Mozzik etj. Skena e ngritur ishte madhështore dhe efektet speciale e ndriçimi i jepnin hijeshinë e nevojshme për këtë event të veçantë. Një pjesë e biletave për këtë event u shitën nga MyTicket.al.

Kthehu mbrapa