(+355)674055500     info@myticket.al

Feim Ibrahimi – Peisazh i pyllit të rralluar - 10 Nëntor 2022


Në muajin e festive kombëtare, Fondacioni kulturor “Feim Ibrahimi”, organizon në Tiranë koncertin “Peisazh i Pyllit të rralluar”, një koncert për publikun e gjerë artdashës, ku baza janë këngët dhe romancat e Feim Ibrahimit, të cilat jetojnë me ne prej vitesh dhe me të njëjtën vlerë, si atëherë kur u shkruan. Romancat do të interpretohen në versionin original ( zë dhe piano ), ndërsa këngët do të sillen gjithashtu për zë, piano dhe violincel, por në stilin e vecantë të protagonistes kryesore të koncertit, të shumënjohurës dhe të shumëdashurës për publikun, mezzosopranos së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, znj Vikena Kamenica. Protagonistë të koncertit janë edhe emra të njohur si: Genc Tukici, Etrita Ibrahimi, Klaudio Zoto etj. Biletat për këtë event u shitën nga MyTicket.al.

Kthehu mbrapa