(+355)674055500     info@myticket.al

Za Festival


Zâ Festival eshte nje festival qe ka per qellim promovimin e muzikes se mire shqiptare. Pervec muzikes, dhe vendi i zgjedhur eshte nje mrekulli me vete pasi ka per synim reklamimin e natyres se bukur shqiptare. Edicioni i peste u zhvillua per 3 nete me radhe, ne Shiroke, Gjuhadol dhe ne kalane e Rozafatit. Mbremja permbyllese ne Shkoder, ne kalane e Rozafatit ishte nje evenimet me vete. Mijera njerez shijuan muziken e mire shqiptare por edhe ate nderkombetare nderthurur me bukurine madheshtore te kalase mijevjecare, thesar i arkeologjise shqiptare. Eventi u zhvillua ne mbremje dhe zgjati disa ore, duke i dhene mundesine njerezve ta mbyllnin ndryshe muajin e nxehte te korrikut. Interesi ishte shume i madh jo vetem nga vendasit, por nga e gjithe Shqiperia. Surprize ishin dhe turistet e huaj qe pervecse shijuan muziken e mire, u njohen dhe me bukurine arkitekturore dhe natyrore te kalase. Festa vazhdoi gjate me muzike te mire, pije dhe ushqim per pjesemarresit. Artistet ishin nje miks mes artistive shqiptare dhe atyre te huaj. Te shtunen, me date 31.07.2021 performuan: Terrenoire, Bach is Back, Shpat Deda, Barcelona Gypsy Balkan Orchestra, Gjon’s Tears & The Weeping Willows, Vlashent Sata, Dina Busic dhe Melita Ivkovic, Josif Gjipali, Altin Prenga, Ekland Hasa, Gentian Doda, Arben Bajraktaraj, Saranda Bogujevci dhe Oda Haliti. Myticket eshte shume i lumtur qe ishte nje nga bashkepunetoret e ketij festivali madheshtor, duke dhene keshtu kontributin e tij. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa