(+355)674055500     info@myticket.al

Jete me ju


Thuajse e gjithe karriera artistike e Manjola Nallbanit si kengtare e muzikes se lehte, e tradites dhe asaj operistike erdhi ne nje koncert te vetem, ne recitalin që artistja ia kushtoi publikut, ndjekesve te muzikes se saj nen titullin “Jete me ju”. Koncerti u mbajt ne “Qendren Kulturore te Kishes Orthodokse”. Repertori perfshiu kenge qe kane shenjuar karrierrn artistike te Manjola Nallbanit, pjesemarrjet e shumta neper festivale, shpesh here kurorezuar me çmime te para. Jo vetem retrospektive, por edhe krijime me te fresketa per kujtesen e nje brezi me te ri. Harta e muzikes popullore perfshiu gjithe trevat e Shqiperise. Per recitalin e saj, bashkepunetoret e Manjola Nallbanit ishin nder emrat me te mire te tregut te muzikes, muzikante te njohur e kolege, miq te artistes. Ne skenen ku muzika u luajt drejtperdrejt nen kujdesin artistik te Elton Dedes, ishin menduar elemente spektakli me protagoniste Aurela Gaçen, Eli Faren, Kastriot Tushen apo Shkelzen Jetishin. E duartrokitur nder vite, e vlerësuar per kontributin e saj ne muzike, Manjola Nallbani i ktheu borxhin publikut qe e mbeshteti nder vite me “Jete me ju”. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa