(+355)674055500     info@myticket.al

Moulin Rouge


Shfaqja e baletit “Moulin Rouge” solli emra te njohur te skenave boterore ne amfiteatrin e Tiranes. Mbremja ofroi magjine e artit boteror permes gjuhes se trupit. Amfiteatri i Tiranes tek kodrat e liqenit, ishte pika e takimit me yjet e skenave te ndryshme te botes. Balerine nga Moska, Kievi, Tokio, Athina, Londra dhe Milano ofruan nje mbremje unike permes levizjeve të trupit. Shfaqja “Takohemi ne Moulin Rouge” u mireprit nga spektatori kryeqytetas. Pjese klasike si: “Zhizel”, “Liqeni i Mjelmave”, “Endrra e nje nate vere” si dhe pjese kontemporane, sollen nje atmosfere te jashtezakonshme ne Tirane, ne kete sezon turistik. Ne shfaqje nuk munguan edhe balerinet e rinj te Shkolles se Baletit te cilet interpretuan ne skenën e Amfiteatrit. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa