(+355)674055500     info@myticket.al

Maratona E Kenges


Nata permbyllese e kesaj maratone gjigande u mbajt ne Tirane, tek Amfiteatri i Liqenit. “Maratona e Kenges” eshte eventi me masiv dhe me i suksesshem i stines se veres ne qytetet kryesore te Shqiperise. Kryefjalë e ketij eventi periodik veror eshte muzika, hitet e sezonit, dhe ritmet e kengeve te njohura. “Maratona e Kenges” e njohur ndryshe si festa e qyteteve ne sezonin turistik, sjell te publiku artistet me te suksesshem te momentit dhe hitet e tyre ne sheshet e qyteteve dhe ne ekranin e Televizionit Klan. Emrat e famshem te skenes nga e gjithe Shqiperia, duke filluar nga Ylli Baka, Eranda Libohova, Juliana Pasha, Valbona Mema, Eli Fara, Irma Libohova si dhe atyre me te rinj, por jo me pak te suksesshëm si Era Rusi, Silva Gunbardhi, Rovena Ibrahimi, Devis Xherahu, Marjola, jane pjese qe prej disa vitesh e ketij eventi duke argetuar mijera te rinj e spektatore te rastesishem, secili me preferencat e shijet e veta muzikore, qe me ovacione e duartrokitje te tejzgjatura nuk rreshtin se kenduari e se kercyeri deri ne mesnate. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa