(+355)674055500     info@myticket.al

3 Tenoret


Në daten 3 tetor ne sallen gjigante të Pallatit të Kongreseve u shfaq serish per te 20-tin vit radhazi spektakli i famshem “Tre tenoret” aq shume i mirepritur nga spektatori shqiptar dhe jo vetem…“Tre tenoret” spektakli me i madh i muzikes klasike shqiptare u rikthye serish, kete here ne nje menyre ndryshe, me një risi i habiti te gjithe. “Tre Tenoret” ne vigjilje te 20-vjetorit erdhi me pjesemarrjen e tenoreve shume te njohur nga publiku, te ardhur nga jashte ku interpretuan perballe afro 2 mije spektatoreve qe vleresojne dhe duan artin klasik qe po fiton terren ne atdheun tone. Projekti i 20-të, i “Tre tenoreve” me producent Edmond Tullumanin tregoi se eshte nje spektakel i rralle, i vetmi ne rajon, i vetmi qe ka jetegjatësine me te madhe, por dhe shikueshmerine elitare pasi per çdo vit vijne dhe paraqesin klasin e tyre tenoret me te mire nga te kater anet e globit. Gjate 20-vjeteve “Tre Tenoret” e ka kaluar proven e publikut shqiptar, pasi prej vitesh ky koncert mirepritet nga te gjithe artdashesit por dhe me shume nga trupi diplomatik i akredituar në Tirane, ku shume prej tenoreve perkrahen nga ambasadoret e tyre ne kryeqytetin shqiptar. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa