(+355)674055500     info@myticket.al

Çmimet Kult


Çmimet KULT këtë vit mbushën plot 15-vite dhe mbremja e 17 dhjetorit ishte vertet madheshtore e magjike, ashtu siç i ka hije. Mbrëmja Gala e këtij viti, ashtu siç ishte premtuar na solli plot surpriza dhe emra te njohur te Artit Shqiptar. Qe nga tapeti i kuq, te ftuarit, jurite, fituesit, skenografia qe kete here vinte ndryshe, te gjithe keto e bene mbremjen akoma me magjike. Emrat me te spikatur dhe me elitare, krijues dhe interpretues, shkrimtare dhe perkthyes, regjisore dhe aktore, kengetare dhe muzikante, balerine dhe instrumentiste, artiste pamor, gazetare dhe figura te ekranit pershkuan tapetin e kuq te Çmimeve KULT. Kujtojme se Mbremja Gala e Çmimeve Kult 2019, u shty per shkak te termetit te 26 Nentorit, dhe ne shenje solidariteti disa prej fituesve zgjodhën qe vleren monetare te çmimit te tyre ta dhuronin per te prekurit nga termeti. Te tille ishin, Kristo Krisiko, fituesi i çmimit “Artisti Pamor i Vitit”, Anxhela Peristeri, fituesja e “Kenga e Vitit” si dhe Eno Milkani, fitues i çmimit “Dokumentari i Vitit”. Nje gjest ky mjaft fisnik nga ana e artistëve. Nen drejtimin e dy prezantuesve Enkel Demi dhe Edi Oga, mbremja e Çmimeve Kult garantoi spektakel te paharrueshem, nga artiste te pakonkurrueshem ne tregun muzikor dhe jo vetem. Biletat për këtë event u shitën nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa