(+355)674055500     info@myticket.al

ZA FEST VI


Kalaja e Rozafës mirëpret në edicionin e 6 festivalin Zâ Fest. Një festival i nisur nga hiçi pak vite më parë e i organizuar bukur, falë një djali energjik e plot ide, Vlashent Sata dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës. Artistët Elina Duni, Vlashent Sata, Amor Del Rey, Lylnit performuan këngët më të njohura të repertorit të tyre për artdashësit shkodranë dhe jo vetëm. Festivali Zâ Fest i cili ka nisur rrugëtimin 6 vite më parë, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë. Zâ Fest me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës, më herët është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh. Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafës. Biletat për këtë event u shitën nga MyTicket.al.

Kthehu mbrapa