(+355)674055500     info@myticket.al

Jete me ju nga Manjola Nallbani / 16 Maj 2019


Thuajse e gjithë karriera artistike e Manjola Nallbanit si këngëtare e muzikës së lehtë, e traditës dhe asaj operistike erdhi në një koncert të vetëm, në recitalin që artistja ia kushtoi publikut, ndjekësve të muzikës së saj nën titullin “Jete me ju”. Koncerti u mbajt në “Qendrën Kulturore të Kishës Orthodokse”. Për recitalin e saj, bashkëpunëtorët e Manjola Nallbanit ishin ndër emrat më të mirë të tregut te muzikës, muzikantë të njohur e kolege, miq të artistes. Në skenën ku muzika u luajt drejtpërdrejt nën kujdesin artistik të Elton Dedes, ishin menduar elementë spektakli me protagoniste Aurela Gaçen, Eli Faren, Kastriot Tushen apo Shkelzen Jetishin. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa