(+355)674055500     info@myticket.al

Pop Rock Duets - 2 Qershor 2019


Duetet më të mira të muzikës së lehtë shqiptare deri në fund të viteve ‘90-të, erdhën me orkestracione të reja, mbrëmjen e 2 qershorit në Amfiteatrin e Tiranës. Repertori i zgjedhur nga Aleksander Gjoka e Aurela Gaçe, Ledina Çelo e Sabri Fejzullahu, Fitnete Tuda, Parashqevi Simaku, Nertila Koka etj, u interpretuan nga një gjeneratë më e re këngëtarësh, midis të cilëve Orgesa Zaimi, Evi Reçi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Mateus Frroku, Luiz Ejlli etj. Elegancë harqesh dhe forcë instrumentesh elektrike, bashkuan në këtë ngjarje muzikore artistet e rinj përballë krijuesve të këtyre këngëve të arta të muzikës shqiptare, të cilët këtë herë, ishin spektatorë të rradhëve të para, duke ndjekur me emocion se si kënga e tyre mund të jetojë gjatë në kohë e të zerë vend në breza të rinj. Biletat për këtë event u shitën nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa