(+355)674055500     info@myticket.al

Petrit Ceku - 8 Qershor 2019


Mbrëmjen e fundit të Festivalit Shqiptar të Kitares e mbylli një artist i kalibrit ndërkombëtar, Petrit Çeku. Mjeshtëria e tij në kitare, ajo klasike, i kishte munguar skenës shqiptare prej më shumë se pesë vitesh. Haydn, Schubert, Barrios apo Piazolla ishin disa nga kompozitorët e programit të përgatitur për publikun në mbrëmje në amfiteatrin tek Liqeni Artificial. Sensibiliteti dhe ekspresiviteti i Petrit Çekut ka tërhequr vëmendjen e audiencave në gjithë boten. Ai u paraqit me recitale solistike në mbare Europen dhe Amerikën Veriore si dhe në koncerte nën përcjelljen e orkestrave simfonike si Allentown Symphony, Baltimore Symphony, Orkestra Kamertale e Filharmonise Çeke, Orkestra Shteterore e Hermitazhit te St. Petersburgut dhe Filharmonia e Zagrebit. Ai gjithashtu është anëtar themelues i trios kitaristike Elogio. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa