(+355)674055500     info@myticket.al

Takohemi në Moulin Rouge - 5 Korrik 2019


Shfaqja e baletit “Moulin Rouge” solli emra të njohur të skenave botërore në Amfiteatrin e Tiranës. Mbrëmja ofroi magjinë e artit botëror përmes gjuhës së trupit. Amfiteatri i Tiranës tek kodrat e liqenit, ishte pika e takimit me yjet e skenave të ndryshme të botës. Balerinë nga Moska, Kievi, Tokio, Athina, Londra dhe Milano ofruan një mbrëmje unike përmes lëvizjeve të trupit. Shfaqja “Takohemi në Moulin Rouge” u mirëprit nga spektatori kryeqytetas. Pjesë klasike si: “Zhizel”, “Liqeni i Mjelmave”, “Endrra e një nate vere” si dhe pjesë kontemporane, sollën një atmosferë të jashtëzakonshme në Tiranë, në këtë sezon turistik. Në shfaqje nuk munguan edhe balerinët e rinj të Shkollës së Baletit të cilët interpretuan në skenën e Amfiteatrit. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa