(+355)674055500     info@myticket.al

Maratona e Këngës - 9 Shtator 2019


Nata përmbyllëse e kësaj maratone gjigande u mbajt në Tiranë, tek Amfiteatri i Liqenit. “Maratona e Këngës” është eventi më masiv dhe më i suksesshëm i stinës së verës në qytetet kryesore të Shqipërisë. Kryefjalë e këtij eventi periodik veror është muzika, hitet e sezonit, dhe ritmet e këngëve të njohura. “Maratona e Këngës” e njohur ndryshe si festa e qyteteve në sezonin turistik, sjell te publiku artistët më të suksesshëm të momentit dhe hitet e tyre në sheshet e qyteteve dhe në ekranin e Televizionit Klan. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa