(+355)674055500     info@myticket.al

3 TENORET - 3 Tetor 2019


Në datën 3 tetor në sallën gjigande të Pallatit të Kongreseve u shfaq sërish spektakli i famshëm “Tre tenorët” aq shumë i mirëpritur nga spektatori shqiptar dhe jo vetëm. “Tre tenorët” spektakli më i madh i muzikës klasike shqiptare u rikthye sërish, këtë herë në një mënyrë ndryshe, me një risi i habiti të gjithë. “Tre Tenorët” në vigjilje të 20-vjetorit erdhi me pjesëmarrjen e tenorëve shumë të njohur nga publiku, të ardhur nga jashtë ku interpretuan përballë afro 2 mijë spektatorëve që vlerësojnë dhe duan artin klasik që po fiton terren në atdheun tonë. Projekti i 19-të, i “Tre tenorëve” me producent Edmond Tullumanin tregoi se është një spektakël i rrallë, i vetmi në rajon, i vetmi që ka jetëgjatësinë më të madhe, por dhe shikueshmërinë elitare pasi për çdo vit vijnë dhe paraqesin klasin e tyre tenorët më të mirë nga të katër anët e globit. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa