(+355)674055500     info@myticket.al

Nesër është një ditë e re - 8 Dhjetor 2019


Dhjetëra artistë shqiptarë u bënë bashkë për të kënduar në një zë, por me një thirrje të madhe, të kërkojnë para’ jo vetëm nga biletat, por të bëjnë thirrje përmes koncerteve që biznesmenë shqiptarë ngado janë të kontribuojnë për të ndërtuar qoftë edhe një shkollë. Të shumtë ishin këngëtarët lirikë të Teatrit të Operas dhe Baletit që i’u bashkuan thirrjes së Inva Mules për këtë koncert bamirësie. Pianiste si Etrita Ibrahimi apo Blerta Zhegu që interpretojne jashtë rrallëherë i gjejmë bashkë në Tiranë. Inva Mula i bëri bashkë dhe misioni i tyre nuk u ndal këtu. Ata do ta vijojnë këtë rrugëtim artistik. Qëllimi është që deri në fund të këtij viti të mblidhen para’ qoftë edhe për të ndërtuar një shkollë. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa