(+355)674055500     info@myticket.al

Albanian Pop Rock Love Songs - 15 Korrik 2020


“Albanian Pop Rock Love Songs” është koncerti që ka mbledhur bashkë artistët e të gjitha moshave, në një ndërthurje brezash përmes asaj muzike që vazhdon të mbetet hit e t’i rezistojë cdo kohe. Edhe pse në kohë pandemie, publiku shijoi tingujt e muzikës që vazhdon t’i rezistojë kohës, por pa harruar masat e mbrojtjes dhe distancimin social. Emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare u ngjitën në orën 20:00 në Amfiteatër dhe krahas tyre ishin edhe artistët e rinj, ku mund të përmendim: Luan Zhegu, Liljana Kondakci, Myfarete Laze, Eranda Libohova, Redon Makashi, Eneda Tarifa, Juliana Pasha, Era Rusi, Mateus Frroku, Mariza Ikonomi, Gjergj kacinari, Gerta Mahmutaj, Marjona Metohu, Jona Pepkolaj e shumë emra të tjerë. Koncert në kohë pandemie, me një publik të limituar, por me dëshirën e madhe për të mbërritur në zemrat e cdokujt. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa