(+355)674055500     info@myticket.al

Covivere - 6 Tetor 2020


Covivere është një koncert ndryshe, konceptuar nga Ema Andrea. Një event i tillë, i këtyre përmasave u zhvillua për herë të parë në Tiranë, dhe të gjitha fitimet e mbledhura shkuan për fëmijët me aftësi ndryshe. Të ftuar special ishin banda e “The Door” Shkodër, e përbëre nga fëmijë me aftësi të kufizuara e me një dëshirë e pasion të madh për artin. Banda e “The Door” është krijuar në vitin 2005 në qytetin e Shkodrës, dhe si e tillë ka marrë pjesë në shumë aktivitete, brenda dhe jashtë vendit, duke u kthyer në simbol të këtij qyteti. Eshtë një bandë e veçantë në llojin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe e vetmja bande muzikore në të gjithë Shqipërinë për personat me aftësi ndryshe. Një mbrëmje e veçantë u mbajt në Amfiteatrin e Tiranës, mbrëmje e cila dhuroi emocione të forta dhe të veçanta për pjesëmarrësit. Ky koncert shihet si një mundësi më shumë për t’i shërbyer forcimit të frymës së bashkëpunimit dhe të argëtimit të personave me aftësi të kufizuar. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa