(+355)674055500     info@myticket.al

Za Festival V - 31 Korrik 2021


Zâ Festival është një festival që ka për qëllim promovimin e muzikës së mirë shqiptare. Përvec muzikës, dhe vendi i zgjedhur është një mrekulli me vete pasi ka për synim reklamimin e natyrës së bukur shqiptare. Edicioni i pestë u zhvillua për 3 netë me radhë, në Shirokë, Gjuhadol dhe në kalanë e Rozafatit. Mbrëmja përmbyllëse në Shkodër, në kalanë e Rozafatit ishte një eveniment më vete. Mijëra njerëz shijuan muzikën e mirë shqiptare por edhe ate ndërkombëtare ndërthurur me bukurinë madhështore të kalasë mijëvjecare, thesar i arkeologjisë shqiptare. Eventi u zhvillua në mbrëmje dhe zgjati disa orë, duke i dhënë mundësinë njerëzve ta mbyllnin ndryshe muajin e nxehtë të korrikut. Interesi ishte shumë i madh jo vetëm nga vendasit, por nga e gjithë Shqipëria. Surprizë ishin dhe turistët e huaj që përvecse shijuan muzikën e mirë, u njohën dhe me bukurinë arkitekturore dhe natyrore të kalasë. Festa vazhdoi gjatë me muzikë të mirë, pije dhe ushqim për pjesëmarrësit. Artistët ishin një miks mes artistëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Të shtunën, më datë 31.07.2021 performuan: Terrenoire, Bach is Back, Shpat Deda, Barcelona Gypsy Balkan Orchestra, Gjon’s Tears & The Weeping Willows, Vlashent Sata, Dina Busic dhe Melita Ivkovic, Josif Gjipali, Altin Prenga, Ekland Hasa, Gentian Doda, Arben Bajraktaraj, Saranda Bogujevci dhe Oda Haliti. Biletat për këtë event u shitën ekskluzivisht nga www.myticket.al

Kthehu mbrapa