Myticket.al
(+355)674055500     info@myticket.al

SITET E TRASHËGIMISË KULTURORE

Përmes kulturës, zemra ime këndon atë cfarë ndjen...

Image Alt Text

Butrinti

A e dini se Butrinti u përmend në poemën e kryeveprës së Virgjilit “Eneida”?

Në poemën e Virgjilit thuhet se Eneu, princi Trojan pas rënies së Trojës, shtegtoi dhe erdhi në Butrint ku pa se si kishin ardhur aty më parë disa trojanë të tjerë dhe kishin rindërtuar sipas shëmbëlltyrës së Trojës vetë qytetin e Butrintit si një Trojë e dytë. Sipas Ugolinit, pikërisht këtu lidhet dhe Iliada e Homerit me Butrintin e Virgjilit. Por në fakt nuk është kjo legjenda e vetme për Butrintin, gjithsej numërohen 5 legjenda mbi këtë qytet arkeologjik.

Legjenda e dytë është Vdekja e Hyut Pan dhe britma e nimfave të liqenit. Legjenda thotë se kur Epitersi po lundronte drejt Italisë, në horizont u dëgjua një zë misterioz, i cili i kërkon djaloshit pilot se “Kur të arrish pranë liqenit Palode (qyteti i sotëm i Butrintit) lajmëro se Pani i Madh ka vdekur”.

Legjenda e tretë, varri i Medeas. Sipas legjendës së Butrintit, Medea, mbas këtij krimi të përbindshëm dhe hakmarrje të skajshme prej gruaje erdhi në Korint dhe pastaj u vendos në Butrint ku përfundoi ditët e saj të fundit dhe u varros këtu.

Legjenda e katërt, Butrinti ku lindi Juda. Në kundërshtim me tregimet ungjillore, ekziston dhe varianti në Butrint i Legjendës se gjoja Juda ka lindur në Akropolin e Butrintit.

Legjenda e pestë është vrasja e Luanit. Kjo legjendë lidhet ngushtë me gërmimet e vitit 1928, kur arkeologët nxorrën në dritë, portën që sot quhet porta e luanit.

Onufri

E cfarë më shumë se piktuara na sjell copëza nga çdo epokë e njerëzimit?

Onufri

E cfarë më shumë se piktuara na sjell copëza nga çdo epokë e njerëzimit? Është Muzeu Kombëtar i Onufrit që sjell kryeveprat e shekujve XIV-XX. E kur përmendim Onufrin nuk ka si mos të të vijnë në mendje e “kuqja” e tij e pakrahasueshme, e cila vazhdon të mbetet mister për të gjithë piktorët botëror. Kryevepra e Onufrit është Deisis, dhe është pikërisht kjo vepër që ka bërë shumë kritikë ta krahasojnë Onufrin tonë me Mikelanxhelon e madh.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti, Krujë

A e dini se Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin “Hero i Kombit Shqiptar”

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti, Krujë

A e dini se Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin “Hero i Kombit Shqiptar”, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar. Për shkak se Skënderbeu u bë diga, mbrojtja dhe rezistenca e krishterë ndaj ushtrisë osmane, Europa dhe Vatikani e kanë cilësuar Heroin Kombëtar të shqiptarëve, si atlet i Krishtit dhe pararendës të aleancës Atlantike NATO. Për 25 vite me radhë Kruja që ishte kryeqyteti i Arbërisë, u quajt nga shumë personalitete të kohës Akropoli i Kristianizmit në Europë. Arkitektura unike e cila mund të konsiderohet dhe si më e bukura në ballkan dhe historia që mbart ky muze ka mbërthyer rreth vetes turistë vendas e të huaj çdo vit.

Kalaja e Gjirokastrës, Gjirokastër

Kalaja e Gjirokastrës apo siç njihet ndryshe Kështjella e Argjirosë

Kalaja e Gjirokastrës, Gjirokastër

Kalaja e Gjirokastrës apo siç njihet ndryshe Kështjella e Argjirosë . Njihet për sakrificën e madhe të princeshës Argjiro. Kur turqit rrethuan kalanë e Gjirokastrës, dhe vetë princesha luftoi, por mendohet se turqit e morën Gjirokastrën me tradhëti. Prandaj princesha Argjiro për të mos rënë e gjallë në duart e tyre, u hodh nga kulla më e lartë e kalasë bashkë me djalin e saj foshnjë . Ajo ra drejt e në shkëmb dhe u copëtua por djali mbeti gjallë , thuhet se nga guri filloi të pikonte qumësht. Sipas gojëdhënave thuhet që emri i Gjirokastrës vjen pikërisht nga emri i princeshës.

Apollonia

A e dini se emrin Apollonia e ka marrë nga perëndia Apollon, perëndia e artit dhe muzikës? Apolloni njihet si Zot i dritës dhe i Diellit, profecisë , muzikës, arteve të bukura, poezisë , harkëtarëve dhe kolonëve. E mendohet teksa ai luante me hark në Apolloni, nimfat vallëzonin. Arkeologët kanë zbuluar mozaikë paleokristianë të shekullit IV. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.Arkeologët e quajnë Apoloninë Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.Kisha ka dhe një kapele me mbishkrime bizantine, që mendohet se i përkisnin njërit prej joanëve. Është kishë e rrallë ku janë shkrirë dy stile arkitektonike, ortodokso-bizantin i Lindjes dhe romano-katolik i Perëndimit”.

Kalaja e Shkodrës

Rozafa, qyteti i cili u ngrit mbi trupin e një femre.
E kush nuk e ka dëgjuar legjendën e Rozafës, gruas që u sakrifikua për të ngritur kalanë që edhe sot e kësaj dite qëndron po aq madhështore sa edhe më parë . Por nuk është kjo e vetmja histori.
Marin Barleti, në shek. XV – në veprën e tij, “Rrethimi i Shkodrës” tregon se: “Na patën rënë në dorë disa shkrime… Ishin shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet, të quajtur Fa, qenë themelueset e parë të Shkodrës e prandaj fortesa e saj quhet Rozafa”.
Ekspeditat arkeologjike në Kalanë Rozafa të Shkodrës kane nxjerrë në dukje vlerat e mëdha historike që fshihen në këtë kala. Në oborrin e dytë të saj në një nga ujëmbledhësit e kalasë është gjetur një mbishkrim I cili daton në shekullin e parë para Krishit, dhe është i pari dokument i asaj kohë kur Shkodra u pushtua nga Romakët dhe me këtë nisi edhe shpërbërja e perandorisë Ilire.

Muzeu Historik Kombetar

Një dritare e hapur për të gjithë

Muzeu Historik Kombëtar

Një dritare e hapur për të gjithë . Larmia e objekteve të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar synon të ofrojë një panoramë gjithëpërfshirëse të kulturës materiale, që u formua në territorin e Shqipërisë dhe ftojnë vizitorin në një itenerar historik, duke ndjekur kronologjinë e ngjarjeve kryesore, që zunë vend në territorin tonë nga antikiteti e deri në ditët tona. Ndër koleksionet më me vlerë të këtij seksioni janë ato që evidentojnë periudhën arkaike dhe periudhën protourbane ilire të kulturës shqiptare.

Marubi

Më shumë se një shekull dinasti e artit te fotografisë.

Marubi

Më shumë se një shekull dinasti e artit të fotografisë. Historia e studios Marubi, nis me Piotro Marubin, italianin që emigroi në Shkodër në vitin 1850.Ai e ngriti këtë dinasti me një kamer të vetme që e solli nga Italia, pa e ditur që ajo kamer do të mbante "mbi supe" më shumë se 100 vite histori. Në arkivat e studios nuk kanë fund shkrepjet, dhe mendohet se është një nga arkivat më të pasura të Ballkanit. Në të mund të gjesh negativë me tema të ndryshme dhe figura po kaq të shumëllojshme, si pashallarët turq dhe deri konsuj të kombësive të ndryshme, italianë , francezë, anglezë, rusë, grekë, figura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe figura shqipëtarësh të rëndësishëm si Fishta, Mjeda, Asdreni, Migjeni, Azem e Shote Galica, Mbreti Zog, e shumë e shumë figura të tjera të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, e krahas tyre gjenden dhe fotografi të njerzve të thjeshtë.

Kulla Veneciane

Kulla Veneciane apo siç njihet ndyshe "Torra" e Durrësit.

Kulla Veneciane

Kulla Veneciane apo siç njihet ndyshe "Torra" e Durrësit. Kjo kullë mban brenda mureve të saj historinë mijëravjeçare të Durrësi. Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Ilirët Taulant, dallëndyshasit në shekuj XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve quajtur protoiler, pellazge, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve antik, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn.