AKTIVITETI/BUNK`ART1 & BUNK`ART2
Bunk`Art 1 dhe Bunk'Art 2 janë dy bunker Muze. Bunkerët masiv të ndërtuar nga diktatori komunist janë shndërruar në muze dhe tregojnë historinë
e së kaluarës komuniste të Shqipërisë. Është një eksperiencë emocionuese të kalosh nëpër bunkerët historik.
Muzetë ekspozojnë Historinë e Shqipërisë duke filluar nga pushtimi italian e deri në fund të sundimit komunist.
- Duke blerë paketën online ju mund të vizitoni virtualisht Bunk`Art1 & Bunk`Art2
- Çmimi i biletës - 8 Euro
Nëpërmjet vizitës virtuale ju duhet të ndiqni menu-në ose shigjetat udhëzuese për të zgjedhur se ku të ndaleni dhe të shikoni e dëgjoni historinë. Dy rrugëtime me cilësi të lartë 360 gradë. Udhëtimet mund të shikohen gjithashtu me syzet VR të gjeneratës së fundit Quest 2, HTC Vive dhe Cardboard.
Turneu është i disponueshëm vetëm online, nuk kërkon dhe nuk përfshin një vizitë fizikisht në vend.